Në orët e para të mëngjesit të sotëm një biznes bar-kafe i është vendosur rreth 200 gr tritol.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.
Tritoli nuk ka shpërthyer fatmirësisht. Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë konstatuar lëndën shpërthyese në momentin kur kanë tentuar të hapin lokalin.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policore.







