I vendoset eksploziv në garazhin e veturës, plagoset rëndë 33-vjeçari

Indrit Sadedini 33-vjeç është personi që ka mbetur i plagosur nga atentati me eksploziv që ka tronditur Vlorën pasditen e sotme.

Ai është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa nuk dihet ende identiteti i autorit.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Sadetini i kishte shpëtuar një atentati në vitin 2017 kur i kishin vënë eksploziv në makinë. Në atë kohë ai e pikasi lëndën shpërthyese dhe njoftoi policinë.