I vdekuri në aksidentin e sotëm në Komoran, ishte një 22 vjeçar: Me X6 goditi shtyllën e betonit

Rreth orëve të mëngjesit ka ndodhur një aksident me fatalitet në Komoran, në magjistralen që lidhe Prishtinën me Dukagjinin.

Reporteri.net mëson se aty ka vdekur një 22 vjeçar nga Peja me iniciale D.B, i cili humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rrugës.

Sipas informacioneve, ai po voziste një veturë të tipit BMW X6, me të cilën u godit për një shtylle të betonit, ku edhe gjeti vdekjen.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth këtij aksidenti me fatalitet që ndodhi rreth orës 08:00 në mëngjes.

“Rreth orës 08:10 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën Komoran – Prishtinë. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë vërejtur se një veturë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit, si dhe është informuar KEDS-i për ndërprerjen e energjisë elektrike, përderisa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Kelani.