Graqanicë

I thehet xhami i veturës, hajnat i vjedhin çantën me dokumente dhe para

Një shtetas i Shqipërisë, gjatë ditës së djeshme ka lajmruar Policinë e Kosovës për një vjedhje. Makina e tij, përderisa ishte e parkuar në qytetin e Graqanicës, i është thyer xhami nga persona të panjohur deri më tani dhe i është vjedhur një çantë dore.

Në çantë personi i ka pasur dokumentet dhe 150 euro para të gatshme, përcjell Ballkani.info.

Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Viktima mashkull Shqiptar shtetas i R. Shqipërisë ka raportuar se persona të pa njohur kanë thyer xhamin e veturës me targa të R. Shqipërisë dhe kanë vjedhur çantë dore në të cilën kishte 150 euro para të gatshme, dokumente personale dhe  pasaportën e R. Shqipërisë.   Rasti po hetohet nga njesitet policore. /Ballkani.info/