I rrëmbyen nipin, grabitësit i hakmerren rëndë miliarderit që refuzoi t’iu jepte para (FOTO)

Paul Getty është një nga miliarderët më të pasur në botë pasi e krijoi pasurinë e tij duke tregtuar naftë.

Por manjati nuk është vetëm i famshëm për pasurinë e tij, por edhe se është cilësuar si një nga miliarderët më të mëdhenj dhe më “dorështrënguar” në botë.

Ai u bë i njohur edhe sepse refuzoi tu jap para pengmarrësve që i morën nipin në vitin 1973.

Në shenjë hakmarrje, grabitësit i prenë veshin të riut dhe ia çuan gjyshit “dorështrënguar”.

Historia e tij u bë shumë e njohur dhe madje për këtë është realizuar një seri televizive.

Dashuria e manjatit të naftës për para, u duke edhe tek ngjare të tjera të trishta mbi anëtarët e familjes së tij.

I biri, Timmy Getty, me të cilën e lindi me gruan e pestë të tij, u sëmurë rëndë nga kanceri dhe ai nuk e pa për 4 vjet të birin.

Madje nuk pagoi as faturat e mjekimit dhe Timmy mbeti i verbër deri sa vdiq. Në kujtimet e saj, këngëtarja Tedy Gatty amerikane zbuloi shprehinë e bashkëshortit për të mos shpenzuar.

Madje Paul Getty nuk shkoi as në funeral dhe i dërgoi Tady vetëm një shënim, ku i kërkonte falej që nuk ishte aty për shkak të angazhimeve.