I riu shqiptar e bën shqiponjën midis Beogradit, video bëhet virale në TikTok, mediat serbe e marrin si provokim

Mediat serbe e kanë quajtur provokim një video të dy të rinjve shqiptarë, të cilët kanë bërë simbolin e shqiponjës në qendër të Beogradit.

Kjo pasi njëri prej tyre e publikoi videon në rrjetin social TikTok.

“Provokim shqiptar në qendër të Beogradit”, është titulli që i ka vendosur këtij shkrimi gazeta serbe Blic.

Aty potencohet se videoja është bërë në sheshin e Beogradit gjatë natës kur nuk kishte njerëz. Kjo gazetë madje përdorë edhe nuanca tallëse për të përshkruar videon e dy të rinjve shqiptarë.

“Është interesante se si këta djem të guximshëm shikonin se mos po i sheh dikush, saherë që bënin simbolin e shqiponjës”, thuhet ndër të tjera në tekst.