I riu nga Istogu që vdiq sot ishte nipi i deputetit të AAK-së, Bekë Berishës

Sot ka ndërruar jetë Dolind Bujupaj nga Istogu.

I riu pas një aksidenti që pati ditë më parë, nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve, dhe mëngjesin e ditës së sotme ka ndërruar jetë.

Dolindi ishte nipi i deputetit të AAK-së, Bekë Berishës, i cili bëri një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

I tronditur nga vdekja e hershme e nipit tim Dolindit, ngushëllime familjës dhe të gjithë atyre qe e njohën