I riu nga Drenasi lëshon vendin: Lamtumirë Kosovë, uron politikanët të bëhen milionera

Një i ri nga Drenasi ka vendosur që të largohet nga Kosova.

I riu, Labinot Gashi nga Drenasi ka postuar një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ku ka dhënë edhe arsyet se pse po largohet.

Mes tjerash në shkrimin e tij Gashi ka uruar politikanët të behën të pasur sikurse Xhavit Haliti.

Shkrimi i tij:

Lamtumire Kosove!

Edhe une si çdo i ri tjeter pa perspektive ne Kosove,po iki ne rrugen qe nuk e kisha menduar asnjehere.
Une gjate ketyre viteve kam mesuar si te duhet vendi,si te mbrohet vendi por asnjehere nuk e kisha menduar se do te largohem nga ky vend.

Vend per te cilin u sakrifikuan gjenerata e gjenerata,qe une dhe bashkemoshataret e mi te kemi nje te ardhme me te mire ne vendin tone dhe mos te largohemi.
Ikja ime por edhe shume te tjereve nuk eshte ikje nga qejfi por eshte ikje nga mllefi.

As armiku me i madh i Kosoves nuk do ta kishte menduar qe 20 vite pas luftes do te zbrazej Kosova kaq shume.
Nuk dua t’ja le fajin politikes por faji mbetet gjithmone tek populli,sepse ne po u japim hapsire te luajne me ne dhe pastaj te na vjedhin te ardhmen.

Familja ime nuk me rriti,nuk me shkolloje qe une te largohem por te punoj per shtet,por kjo mundesi nuk po me jap asnjehere.
Prandaj u detyrova te marre kete rruge,qe tash me dashje a pa dashje eshte rruge e te ardhmes time.

Lamtumire Kosove….e ju politikan ishalla krejt si Xhavit Haliti beheni milionera.
Veç mbane mend bre burra,qe gjaku i deshmoreve ka me ju za,loti i nenave ka me ju vra.