I riu humbi jetën në aksident, mesazhi prekës i mësuesve: Do të dëgjojmë tërë jetën zërin tënd

Një 21-vjeçar humbi jetën në një aksident tragjik mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Mengel, ku makina që drejtonte R.P, doli nga rruga e për pasojë humbi jetën 21-vjeçari.

Në një postim prekës në rrjetet sociale, të riun e kujtuan mësuesit e shkollës ku studioi ai dikur.

Mesazhi:

Rei i reve të qiellit, i yjeve, i dritës së përjetesisë.

Eshtë një vend në banken e trete të mendimeve tona qe do te jëtë përhere yti.

Do të të kerkojme në boritë e makinave buzë rruges, do të dëgjojme tërë jetën zërin tënd:

-Zyshat e mia.

Do të mbetesh përjetësisht yni, Rei.

Qe nga Parajsa ti sot na pershendet mes yjeve

Pamje nga vendi i aksidentit: