I propozon të dashurës për martesë duke bërë sërf, unaza përfundon në oqean FOTO

Një djalë i ka propozuar të dashurës duke u ulur në gjunjë mbi tavolinën e sërfit.

Lauren Oiye i tha “po” përpara se Chris Garth t’i binte unaza në oqean. Për fat të mirë ai kishte një unazë tjetër rezervë.

Garth e dinte se diçka mund të shkonte keq, kështu që unazën e vërtetë e la në breg të Queen’s Beach në Waikiki, ku të dy u takuan vite më parë.