Podujeva parashihej të votonte sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës.

Krejt në momentet e fundit gjendja në Kosovë detyroi autoritetet dhe KQZ-në të shtyjnë votimet, shkruan Ballkani.info.

Sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dha detajet e fundit dhe bilancin e të prekurve, në mesin e 4 personave tjerë një ishte pikërisht nga komuna e Podujevës.

Në rast se do mbaheshin zgjedhjet dhe i infektuari do kishte dal për të votuar, Podujeva mund të shënonte një numër masiv prekjesh nga SARS-Coronavirus. /Ballkani.info/