I përkulet Zotit, Khabib ra në sexhde edhe në ndeshjen e fundit të karrierës në UFC VIDEO

Khabib Nurmagomedov sot zhvilloi ndeshjen e fundit në karrierë në UFC dhe sigurisht e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme, me fitore

Khabib e mposhti Justin Gaethje ku në rundin e dytë e la pa ndjenja amerikanin dhe kështu regjistroi fitoren e 29-të në karrierë.

Pas kësaj lufte, si çdo herë tjera Khabib ra në sexhde në shenjë falenderimi ndaj Zotit.

Gjithashtu, Khabib bëri të ditur se kurrë më nuk do të luftojë në UFC, pasi një gjë të tillë nuk mund ta bëj pa babain e tij, i cili u nda nga jeta muaj më parë shkaku i Koronavirusit.

“Kjo ka qenë lufta ime e fundit. Në asnjë mënyrë unë nuk mund të vij këtu pa babain tim. Ju premtoj se kjo ishte ndeshja ime e fundit. Nëse unë e jap fjalën atëherë duhet ta mbaj,” ka thënë Khabib.