I nxehti afrikan në Shqipëri deri në fund të muajit gusht

I nxehti përvëlues do të mbajë mbërthyer vendin deri në fund të gushtit.

Vapa do të jetë më e ndjeshme në kryeqytet, por edhe në qytetet Elbasan e Durrës, ku termometri pritet të shënojë 40 gradë Celsius.

Ndërsa në bregdet dhe në zonat malore do të jetë më freskët, me temperaturat maksimale deri në 35 gradë.

Sinoptikanët parashikojnë që temperaturat e larta dhe të favorshme për plazh të vijojnë edhe javën e parë të shtatorit. Ndërsa mundësitë për rreshje janë të pakta dhe vetëm në zonat malore.

loading…