Videoja e një të moshuari i cili ishte shtrirë në koridoret e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duke pritur në rend për trajtim, kishte bërë bujë në rrjetet sociale.
Reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet, deri edhe në publikimin e kamerave të QKUK-së, për të dëshmuar nëse personit të moshuar i cili rënkonte nga dhimbjet, i ishte ofruar ndihmë më kohë.
Ballkani.info kishte raportuar për ngjarjen, pas kritikave të shumta nga qytetarët për grevën e mbajtur nga kirurgët në QKUK dhe mos gjetjen e një kompromisi me Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin.
Ndërsa ditën e sotme, është publikuar një fotografi e cila po shpërndahet në rrjetet sociale ku shihet i moshuari, Asllan Hajra në gjendje të mirë dhe duke ushqyer pëllumbat në Mitrovicë.
Fotoja e shpërndarë ka marrë pëlqime të shumta nga qytetarët, të cilët kanë mbështetur veprimet e të moshuarit. /Ballkani.info

Video ku qyetari i moshuar shihej në koridoret e QKUK-së duke rënkuar nga dhimbjet:







