I mori 680 euro për shtatzëni të rrejshme, arrestohet gruaja dhe një burrë nga Prishtina

Një grua dhe një burrë është arrestuar në Prishtinë sepse ia kanë marrë 680 euro një burrit tjetër, duke e gënjyer se gruaja me të cilin ishte në lidhje ka mbetur shtatzënë.

Të dy janë dërguar në mbajtje, njoftoi policia.

Njoftimi i plotë:

Rr. “Ismajl Dumoshi”, Prishtinë 20.07.2019-21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar K/Shqiptarë një mashkull dhe një femër, pasi që të njëjtit në bashkëpunim kanë detyruar viktimën mashkull K/Shqiptar që t’ua japë 680 (gjashtëqind e tetëdhjetë) € nën pretekstin se e dyshuara e lartcekur ishte shtatzënë, pasi që viktima ishte në lidhje me të. Gjatë intervistimit të dyshuarit kanë pranuar se ishin koordinuar për një veprim të tillë. Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

loading…