Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka përkujtuar Ismail Kadarenë, shkrimtar i madh shqiptar, që ndërroi jetë tri ditë më parë.
Ambasadori suedez ka treguar dy librat e tij të parapëlqyer nga korpusi i gjerë i Kadaresë.
Në shkrimin e tij, Westerlund ka cituar një thënie interesante nga libri i titulluar “Kamarja e turpit”. Pas citimit, ambasadori suedez ka shtruar një pyetje, që mund të lexohet edhe si një mesazh.
“Kadareja ishte njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë. Librat e mi të parapëlqyer janë “Pallati i Ëndrrave” dhe “Kamarja e Turpit”. Kurrë nuk do ta harroj vargun në “Kamaren e Turpit”:
Ali (Pasha), i ke hipur një kali të verbër.” Hamendem se kush është hipur mbi kalë të verbër në botën e sotme?” – ka shkruar ai.
Kadare was one of the greatest writers of our time. My favourite books are “Palace of Dreams”& “Traitor’s Niche”. I will never forget the line in the “Traitor’s Niche”: “Ali (Pasha), you have climbed onto a blind horse”. I wonder who is sitting on a blind horse in today’s world?
— Ambassador of Sweden to Kosovo (@AmbSwedenKosovo) July 3, 2024






