Në Obiliq, gjatë ditës së djeshme është raportuar një kanosje. Bashkëshortja ka raportuar se burri i saj i është kanosur. Pas intervistimit, të dyshuarit i është bastisur vendbanimi, ku është gjetur një armë zjarri e llojit “Zastava”.
Raporti i plotë:
Ankuesja femër K/Shqiptare së bashku me djalin e saj mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se është kanosur nga bashkëshorti i saj mashkull K/Shqiptar. Pas intervistimit dhe një pune hetimore zhvilluar nga Policia, personi i dyshuar ka pranuar se posedon një armë zjarri. Me vendimin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur-kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit e llojit “Zastava”, me një karikator dhe shtatë fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Ballkani.info/







