I infektuari me koronavirus Petrit Bylykbashi: Dita e tetë është më kritikja, kam qenë në ekskurzion për pesë ditë, nuk di nga e mora virusin

Petrit Bylykbashi është një ndër të prekurit e pakët në Kosovë që ka dalur haptazi për të treguar se ka rezultuar pozitiv.

Atë e ka shtyrë të dal haptazi edhe kontakti me shumë njerëz ditën kur e mori koronavirusin, shkruan Ballkani.info

Ai tha se ka qenë në një lloj ekskurzioni me njerëz nga e gjithë Kosova, me të cilët ka bërë disa xhirime. Dita më kritike ka qenë dita e tetë, në të cilën është ndjerë më i rënduari. Ai poashtu tha se është shumë e vështirë ta di nga e ka marrur, pasi ditën kur kanë filluar simptomat që për të ishte kokëdhimbja në trurin e vogël, ishte ditë e ngjeshur me shumë njerëz të takuar.

Ai tha se nuk duhet bërë panikë, pasi nuk është më i rëndi, derisa theksoi se është në ditën e 10 prej kur kanëfilluar simptomat./Ballkani.info/