I infektuari me koronavirus del në qytet: Policia nuk e gjen në shtëpinë e tij në Vushtrri

Një i infektuar me koronavirus në Vushtrri ka dalë në qytet, duke mos respektuar r rekomandimet e IKSHPK’së për t’u vetizolim.

Policia përmes raportit 24 orësh kishte shkuar në lokacionin e të infektuarit, kurse i njëjti nuk është gjetur në shtëpi.

“Njësiti policor ka shkuar në lokacionin e personit mashkull kosovar i cili është pozitiv me Covid -19 ku i njëjti nuk është hasur në shtëpi sipas rekomandimeve por ka dalë në qytet. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ndaj te dyshuarit iniciohet rasti si “Përhapje e sëmundjeve ngjitëse”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se në Vushtrri janë shënuar 311 raste me koronavirus, 4 prej tyre kanë vdekur.