I infektuari me Covid, vret veten me armë zjarri

Një 77-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës në qytetin e Milotit në Shqipëri teksa ka qëlluar veten me armë zjarri.

Bëhet e dije  se i moshuari është identifikuar Taf Kasmi, i cili ishte i infektuar nga Covid, dhe në gjendje të rënduar shëndetësore.

Mbetet e paqartë nëse i moshuari ka kërkuar ndihmë nga urgjenca për trajtimin e pasojave të Covid, dhe se me kë jetonte në banesë, ndërkohë që kanë nisur dhe hetimet për ngjarjen në fjalë.

“Më datë 08.04.2021,rreth orës 10 :40, në Fushë-Milot,Kurbin, në banesën e tij dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi T.K.,77 vjeç .

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton zyrtarisht Policia.

/Faxweb.al)