I infektuar me koronavirus, Djuriç lirohet nga spitali për trajtim në shtëpi

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Djuric, është lëshuar nga spitali për trajtim në shtëpi pas 11 ditësh.

Djuric është infektuar me Covid-19, meqë ishte pjesë e festës së organizuar me rastin e fitores së partisë së Aleksandar Vucic, në zgjedhjet e fundit parlamentare, festë kjo në të cilën pati të infektuar me koronavirus.

“Në ditët në vijim, unë do të vazhdoj të shërohem nga pasojat e infeksionit të virusit korona në kushtet e izolimit në shtëpi, duke u kthyer gradualisht në detyrimet e mia”, shkroi Gjuriq sot në profilin e tij në Facebook.

Më 27 qershor u raportua se Marko Gjuriq kishte dalë pozitiv për Covid-19.