I helmuar prej katër ditësh, përkeqësohet gjendja e avokatit Altin Goxhaj

Avokati i njohur nga Shqipëri, Altin Goxhaj, i cili shquhet për aktivizëm politik atje dhe është kundërshtar i fuqishëm i pushtetit të Edi Ramës dhe opozitës së Lulzim Bashkës, është helmuar pak ditë më parë dhe për pasojë ka përfunduar në spital.

Lajmi u bë publik nga miqtë e tij, Kreshnik Osmani dhe stomatologu i njohur kosovar, Xheladin Ujkani.

Osmani përrmes një statusi në Facebook ka treguar për incidentin që ka ndodhur me avokatin Goxhaj.

Ndërsa sot mësohet se gjendja shëndetësore e Altin Goxhajt është përkeqësuar.

Ky njoftim është bërë i ditur nga aktivisti i shoqërisë civile, Juxhin Çela.

Çela shprehet se mjekët e spitalit kanë “ngritur duar lart”, dhe nuk kanë dhënë asnjë shpjegim mbi natyrën dhe shkaqet e virusit që ka shkatërruar trupin e avokatit të njohur.

Ai ka ngritur pikëpyetje të mëdha lidhur me rastin e rëndë, teksa pyet se kush ka interes të helmohet avokati Goxhaj.

Ai pyet se pse kjo ngjarje nuk e ka marrë vëmendjen e aktivistëve të BE-së apo ambasadat Perëndimore.

Goxhaj njihet për qëndrimet e tij të forta kundër filantropit të njohur, George Soros dhe organizatës së tij që operon në Shqipëri.

Ai gjithashtu ka denocuar edhe disa skandale në media, si dhe lidhjet e Ramës e Veliajt me oligarkët.

Reagimi i Juxhin Çelës:

Sapo me lajmeruan se perkeqesohet tashme situata e aktivistit te helmuar!

Mbare seksioni i infektivit ne QSUT ka ngritur duart lart mbi shkaqet dhe natyren e shpejte te perhapjes se virusit te panjohur qe eshte duke shkaterruar trupin e “avokatit te popullit” real keto dekada.

Kush ka interes te helmohet #AltinGoxhaj?

Kush ka interes ne ndertimin e nje atmosfere frike mes aktivisteve te shoqerise civile?

Pse aktivistet e punesuar dhe sjelle ne Tirane nga Bashkimi Europian si Ervin Goci kane heshtur ndaj kesaj ngjarje te rende por enden nga media ne media e establishmentit si figurant ne serialet/propaganden e sistemit?

Pse ambasadat perendimore nuk kane kerkuar informacione per kete ngjarje?

Do reagonin nese ne vend te Altinit te shqiptareve do ishte aktivisti i tyre?

Reagimi i Xheladin Ujkanit

loading…