Vushtrri

I hakohet profili në Facebook, viktima nga Vushtrria mëson se është porositur edhe vrasja e tij

Një rast kanosje ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë, bënë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

Sipas policisë viktima mashkull kosovar ka raportuar se i është hakuar profili i rrjetit social Facebook.

Sipas ankuesit pas disa ditësh është njoftuar se ndaj tij është porositur edhe vrasja.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërkaq rasti vazhdon të jetë nën hetime.

VIDEO BONUS: