I gjithë kabineti qeveritar i Rumanisë futet në karantinë

Kryeministri i Rumanisë, Ludovic Orban, ka thënë se ai dhe i gjithë kabineti qeveritar, do të futen në karantinë, pasi të gjithë ishin në kontakt me senatorin, që më vonë doli se ishte pozitiv në koronavirus.

Lideri i Partisë Liberale, Orban, ka shtuar se senatori ishte në disa takime të partisë të hënën, para se të testohej për Covid-19.

Orban ka thënë se të gjithë ministra dhe senatorët nga partia e tij do të futen në karantinë dhe do t’u nënshtrohen testeve.

“Të gjithë anëtarët e Qeverisë do të zbatojnë detyrimet për mbrojtje nga koronavirusi”, u ka thënë Orban gazetarëve.

Ai po ashtu ka ftuar edhe gazetarët që të testohen për këtë virus, që tashmë është shpallur pandemi, meqë kanë përcjell aktivitetet e tij.

Deri më tash, në Rumani janë konfirmuar 70 raste me koronaviru