Gjilan

I gjenden armë dhe drogë në shtëpi, arrestohen të dyshuarit për grabitje

Gjatë ditës së djeshme në Gjilan, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona, të dyshuar për grabitje. Pas bastisjes në shtëpitë e tyre, njesiti Policor ka hasur edhe në armë e drogë të disa llojeve. Personit të dyshuar, i është gjetur një armë automatike Ak-47, një pistoletë dhe një pushkë ajrore.

Të njejtit, gjatë bastisjes i janë konfiskuar edhe 10 qese të vogla me lëndë narkotike të llojit kokainë, me peshë 10 gram, dhe një qese e madhe me substancë narkotike të llojit marihuanë, në peshë 486 gram, transmeton Ballkani.info.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë:

Në lidhje me rastin raportohet se me 07.11.2018 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë automatike AK-47 me 3 fishekë, një pistoletë me 4 fishekë, 1 pushkë ajrore, 11 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 10 gramë, një paketim i mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 486 gram, një peshore digjitale dhe një makinë mekanike për mbushjen e cigareve. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Ballkani.info/