I ftohti polar i afrohet Shqipërisë, priten temperatura deri -18 gradë

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se bazuar në parashikimet e meteorologëve, në ditët në vijim Shqipëria do të goditet nga një valë i ftohti, ku temperaturat do të shkojnë disa gradë nën zero.

Situata më e vështirë pritet të jetë në zonën e Bulqizës dhe Pukës ku temperaturat pritet të arrijnë në -18 gradë, ndërsa në kryeqytet më e ulëta do të jetë -8 gradë Celcius.

Kulmi i temperaturave të ulëta pritet të jetë dita e hënë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton qytetarët se është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore për të shmangur situata të rënda./A2 CNN