“O djalë, a ka mundësi një minutë?” Policët i marrin lejet, por “i forti” me “G Class” ia shkel gazit dhe s’pyet për asnjë

Edhe pas ngjarjeve të fundit “të fortët” vijojnë të bëjnë ligjin nëpër rrugët e vendit duke vrarë me shpejtësinë dhe rrezikuar jetën e qytetarëve.

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar sëfundmi një video nga një numër i madh policësh nuk munden të ndalin një makinë luksoze.

Ata i lutem që të ndalojë duke i thënë “o djalë, a ka mundësi një minutë?”, por “i forti” me “Mercedes G Class” ia shkel gazit duke bërë të qeshnin edhe fëmitë që ndodheshin në trotuar dhe po filmonin gjithçka.