I dyshuari për rastin në Zhur ishte paraqitur nga gruaja e tij, mbi të rëndojnë më shumë se 20 vepra penale

Policia e Kosovës i ishte përgjigjur një thirrjeje për dhunë në familje në Zhur e më pas ishte njoftuar edhe se i dyshuari kishte narkotikë. Gjatë zgjerimit të hetimit dhe bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit, një shpërthim ka shkaktuar vdekjen e një polici dhe lëndimit të dy të tjerëve.

Sipas informacioneve të KTV-së, personi i dyshuar ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij dhe me këtë rast gruaja e ka paraqitur rastin.

Janë mbi 20 vepra penale që rëndojnë mbi të dyshuarin.

Arrestohet personi tek i cili policia po kryente bastisjen në Zhur

Është arrestuar personi tek i cili po kryhej bastisja për gjetjen e narkotikëve në Zhur të Prizrenit. Në momentin e bastisjes, në këtë shtëpi pati një shpërthim e që si pasojë la të vdekur një polic e dy të tjerë mbetën të lënduar.

Një nga të lënduarit raportohet të jetë në gjendje më të rëndë. I plagosur ka mbetur edhe një nga fëmijët e të dyshuarit.

KTV raporton se personi i arrestuar nuk ishte gjetur në shtëpinë e tij, ndërsa aty ishin vetëm familjarët e tij.