Drejtoria e Policisë në Tiranë ka bërë të ditur se pas një aksioni policor të koduar “Punisher 2” ka arrestuar pesë persona, dy prej tyre shtetas të Kosovës.
Kosovarët që janë kapur nga Policia e Shqipërisë si të dyshuar për trafikim të lëndëve narkoktike nga Kosova për në Shqipëri janë Mithat Ramadani 30 vjeç dhe Besnik Mujeci 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë.
Besnik Mujeci ëshë zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe asamblist i partisë që drejton kryeministri Albin Kurti në Komunën e Prishtinës.
Të arrestuar janë edhe Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdija, të tre banues në Tiranë.
Personat e dyshuar janë arrestuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shqipërisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj në konferencë për shtyp në lidhje me finalizimin me sukses pas një hetimi disamujor të operacionit policor të koduar “PUNISHER 2”.







