I djeg dyqanin në mes të Vlorës, pastaj i shkon në shtëpi t’i djegë makinën, shpallet në kërkim

Një 39 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi në orët e para të mëngjesit i ka vënë flakën një dyqani me mallra industriale në lagjen “Hajro Çakërri”, në pronësi të shtetasit Farudin Veizi.

Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Më pas, 39-vjeçari Qerim Mara ka shkuar pranë banesës së Veizit në zonën e “Ujit të Ftohtë” dhe tentoi të djegë edhe automjeti e markës “Toyota”, po në pronësi të këtij shtetasi.

Shkak për këtë ngjarje mendohet të jetë një konflikt që Mara dyshohet se ka me të birin e Farudin Veizit.