I dënuari shqiptar vret veten në burgun francez

Një shqiptar dyshohet se është vetvrarë në burgun “La Talaurdiere” në Saint Etienne ne France.

Kanë qenë një grup të denuarish të tjerë, gjithashtu shqiptare, të cilet kanë njoftuar lajmin, duke treguar per kushtet sipas tyre çnjerëzore në këtë burg.

Në një mesazh të dëguar për JOQ ata tregojnë se shqiptari L.M ishte vetëm 46-vjeç dhe se pas la dy fëmijë. Sipas tyre gardianët francezë kishin ushtruar dhunë mbi te.

Mesazhi i te burgosurve:

Pershendetje JOQ! Ne që ju shkruajmë jemi një grup i madh shqiptaresh nga burgu “ La Talaurdiere ” Saint Etienne, France. Sot në këtë burg ka vrarë vetën një shqiptar, Ishte vetëm 46 vjeç dhe baba i dy femijëve. Ndodhej këtu prej 4 muajsh dhe mbahej në burg padrejtesisht, megjithese nuk kishte prova e fakte kundër tij.

Gjithmonë e kemi ditur që greket jane racista , por francezet ju a kalojnë dhe atyre për racizem. Jetojmë në një burg me kushte mizerabel, lageshti, pa ngrohje dhe me ushqim qe as vendet e botes se 3 nuk e hanë. Shumicen e rasteve ushqimi nuk del për të gjithë të burgosurit dhe shumica e tyre ngelen pa ngrenë.

Duhet te presim diten tjeter që të shuajmë urinë. Punojmë gjithë ditën si skllevër dhe si perfundim as rrogën nuk na e japin të plotë sipas rregullave.

Nga rroga që punojmë, na mbajnë lekët për qera(dhomen e burgut), ujë, energji elektrike dhe ushqim. Me lekët e rrogës të pakët që marrim mundohemi të blejmë ushqime vet, por edhe ato na I shesin shumë herë më shtrenjt nga çmimi real I tyre dhe për më tepër na I vonojnë pafund.

Sikur të mos mjaftonin këto racizmi nga ana e gardianeve dhe punonjësve të tjerë francez është në kulm. Na percmojnë dhe trajtojnë shumë keq. Këtu të fusin në burg padrejtesisht, I zgjasin hetimet pafund dhe të trajtojnë si kafsh dhe jo si qenie njerëzore .

Me sjelljen e tyre dhe kushtet e veshtira te jetesës e zhveshin njeriun nga shpresa dhe dinjiteti , të marrin jetën dhe të shtyjnë në “vetevrasje”. Shoku ynë Liman Meta ishte I ri, kishte familje, dy femijë që e prisnin dhe nuk kishte arsye të vriste veten. Sot në mëngjes kur e takuam ishte I qetë dhe I qeshur si gjithë ditët e tjera.

Më parë kishte pasur probleme me gardianët të cilët e kanë rrahur disa herë dhe të gjithë këtu dyshojnë që e kanë vrarë, dhe jo qe ka vrare vetën. Ju lutemi të interesoheni për fatin e tij dhe të gjithë shqiptarëve të cilët vuajnë dënimet në burgjet jashtë Shqiprisë, ku na trajtojnë në kushte çnjerëzore.

Pas kësaj që ndodhi asnjë nga në nuk e kanë marrë në pyetje për të marr ndonjë të dhënë apo informacion për shokun tonë. Nuk kemi ku të drejtohemi tjetër për fatin tonë sepse deri tani as drejtesia dhe as Ambasada Shqiptare ska ndermarrë asnjë veprim për këtë rast.

Ambasada jonë nuk ka reaguar as kur familjaret tanë kanë shkruar letra për shqetësimet dhë padrejtesitë që na bëhen duke na lënë si gjithmonë në mëshire të fatit. dhe energji nuk kemi na i kanë fik. Me respekt Shqiptarët e burgut “ La Talaurdiere ” Saint Etienne, France.”