Reis Haxhiraj, nga Selenica e Vlorës i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, është ekstraduar nga Greqia.
Haxhiraj ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Vlorës me 13 vite burg për pengmarrjen e një polici për një ngjarje të ndodhur në vitin 1998. Ai është arratisur në 2013 nga burgu i Drenovës në Korçë bashkë me 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe Admir Tafilaj.







