I dënuar me 15 vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 51 vjeçari në Fier

Një 51vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni.

Burime zyrtare pohuan se Mario Mamani, banues në Fier u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, raporton Lapsi.al.

Të njëjtat burime thanë se Gjykata e Xhenovas/Itali e ka dënuar 51-vjeçarin me 15 vite burgim për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik rarkotikësh”dhe “Grup i strukturuar kriminal”.