I dashuri e zë në befasi me propozimin për fejesë, për foton e përkryer i del në ndihmë kushërira

Pas pyetjes jetësore dhe marrjes së përgjigjes (zakonisht me ‘po’), shumica e çifteve mezi presin që t’i tregojnë botës se janë fejuar.

Disa çifte presin t’u tregojnë personalisht për fejesën, ndërsa disa të tjerë vendosin t’u tregojnë të gjithëve duke postuar një fotografi nga fejesa në rrjetet sociale.

Një çift ka vendosur që të bëjë pikërisht këtë pasi janë fejuar në Melbourne, SHBA, mes shumë luleve dhe balonave “I Love You” (“Të dua”), shkruan Mirror, transmeton Koha.net.

Por, kishte një problem – gruaja nuk e priste propozimin për fejesë kështu që nuk i kishte thonjtë e rregulluar. Fatmirësisht, kushërira e saj Jenna i doli në ndihmë.

Për të zgjidhur këtë problem, gruaja tashmë e fejuar ‘huazoi’ dorën e bukur e të rregulluar të Jennës për të bërë fotografinë e fejesës.

Image

Jenna ka shpërndarë fotografinë zyrtare plus fotografinë e prapaskenës duke zbuluar sekretin e vogël në rrjetet sociale.

“I dashuri i kushërirës sime i ka propozuar por ajo nuk pati manikyr”, ka shkruar Jenna.