I burgosuri në Dubravë e sulmon fizikisht një tjetër, e bën për mjek

Një i burgosur në Burgun e Dubravës, ka sulmuar një tjetër pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur.

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Burgu i Dubravës, Istog 04.10.2021 – 13:45. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në mes të dy të burgosurve, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin e policisë.