I biri u kap me kokainë, habit babai: S’më ka blerë as edhe një palë këpucë

Mes gjashtë shqiptarëve të arrestuar në Itali për trafik kokaine janë dhe Ramazan Rraja dhe Fioralb Rraja, të dy banues në Nikël të Fushë Krujës.

Në një intervistë për Abcnews.al, babai i Fioralbit, Fatos Rraja rrëfeu lëvizjet e të birit nga Shqipëria në Belgjikë, telefonatën e fundit, kontrollin nga policia, ndërsa kishte edhe një mesazh për djalin.

Ai tha se punon roje nate dhe se djali nuk i kishte sjellë asnjë një palë këpucë dhe se ishte çuditur me lajmin.

Familja Rraja figuron në QKB me një aktivitet tregtar, mobilieri, për të cilën, Fatosi tha se e menaxhonte Fioralbi. Ramazani është nipi i deputetit Rrahman Rraja, ndërsa Fioralbin e ka kushëri të tretë.