I biri mbyt të ëmën në Izrael vetëm pse kaloi nga islami në krishterim – trupin e saj e gjetën në një gropë septike

Së fundmi në Izrael i biri ka mbytur të ëmën, e cila nga islami ka kaluar në krishterim. Ai po akuzohet për vrasje me paramendim.

46-vjeçarka u gjet e vdekur përgjatë lumit Jordan në pjesën veriore të Izraelit, vetëm një ditë pasi djali e kishte mbytur pasi që ajo nga islami kishte kaluar në krishterim, transmeton Telegrafi.

I dyshuari Muah Hib, 27-vjeç, së fundmi e kishte ngufatur të ëmën Rasha Muklash, me litar apo me duar derisa nuk ndërroi jetë.

Siç raporton Times of Israel, në aktakuzë thuhet që Hib e ka varrosur në një gropë septike, duke e mbuluar me gurë dhe gjethe. Hib të hënën u akuzua zyrtarisht për vrasje me paramendim.

Viktima në vitin 2006 braktisur nga bashkëshorti dhe pesë fëmijët, pasi ishte zhvendosur nga Zarziri në Nof HaGalil, ku edhe u konvertua në të krishterë.

Ky veprim nervozoi Hibin, ku për këtë prokurorët besojnë se kjo mund të jetë arsye për kryerjen e vrasjes. Madje pretendohet se ai e kishte planifikuar vrasjen – duke marrë parasysh se ishte takuar me të ëmën në afërsi të Nazaretit.