Në Kosovë sot është shënuar viktima e parë nga koronavirusi, ai është  një 82 vjeçar nga fshati Dumnicë e Podujevës.

Djali i të ndjerit, Mursel Haliti, për klankosova.tv ka thënë se varrimi i të ndjerit do të bëhet vetëm në praninë e familjarëve të ngushtë.

“Babai akoma është në spital, trupin akoma nuk e kemi. Babai ynë ishte infektuar nga vëllai i cili ishte prekur me koronavirus në Itali”.

“Gjendja shëndetësore e tij tash është e mirë”, ka thënë Haliti.