I bie pishman kandidati i VV-së për deputet, deklaroi se iu keqpërdorën votat por tani thotë se deklarata e tij ishte e pasaktë

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Liri Loshi gjatë ditës së djeshme kishte thënë se i janë manipuluar votat, por sot thotë se fjalët e tij ishin të pasakta.

Loshi tregon se e ka vërtetuar se votat e tij nuk janë keqpërdorur por se i ishin dërguar gabim numri i votave.

Ai ka kërkuar falje nga aktivistët e VV-së të cilët mund të jenë ndjerë të ofenduar.

Postimi i tij i plotë:

Me keqardhje ju njoftoj se postimi im për votat e Pejës ishte i paskatë, meqë personi zyrtar i VV-së nga Peja, kur e kam pyetur për numrin e votave në Pejë, nuk e di për çfarë arsye, ma ka dërguar numrin e votave të mia që janë tubuar në Istog! Pra, nuk kam dyshim se më janë kepërdorur votat në Pejë dhe as në Istog. Tash, sapo e vërtetova këtë.
Më vjen keq që postimi im është publikuar në disa portale, edhe pse unë tashmë e kam hequr nga muri im.
Sa i përket votave të diasporës, siç e kam thënë në postimin paraprak, ai ishte vërtet simbolik, pra vetem 314, ndërkohë që unë kam pritur të ishte së paku 2000 a 3000. Por, pritjet e mia mund të mos jenë reale. Prandaj, rinumërimi eventual i tyre do ta thoshte të vërtetën, ciladoqoftë ajo. Mund të jetë që nuk kam marrë mbi 314 vota! Sidoqoftë, nuk kërkoj që rinumërimi të bëhej për votat e mia.
Përseri po e sjell screenshot të ofertës për blerjen e 500 votave për 500 euro, të cilën nga kjo foto shihet se e kam refuzuar.
Kërkoj falje nga lexuesit dhe aktivistet e Levizjes Vetëvendosje që mund të jenë ndjerë të ofenduar nga pasaktësia e postimit tim të mëparshëm dhe lus ato medie që kanë publikuar postimin tim, ta bëjnë edhe korrigjimin. Jam i sigurtë se gabimi ishte tek personi zyrtar nga Peja e jo tek unë, por tash është një punë që u bë dhe krejt çka mbetet është ta korrigjojmë lajmin.
Vërtet më vie keq dhe nuk do të dëshiroja që në asnje qast ta luaj viktimën e kurrsesi në mungesë të fakteve relevante.
Urime fitorja të gjithë simpatizantëve të Vetëvendosjes. Fakti që ky lajm u provua si jo i saktë shton edhe më shumë besim në Levizjen Vetëvendosje. Unë vërtet ndjehem i lumtur kur subjekti im politik, pra LVV nuk mund të njolloset për veprime të jashtligjshme. Kjo as nuk ishte tendencë imja.
Shpresoj që secili deputet i zgjedhur të jetë i merituar dhe jo me vota te tjetërsuara, siç kemi pasur rastin të mësojmë së fundi për incidentin me votat e disa kandidatëve te AAK-së.
Ndodh edhe kjo, pra ndodh gabimi. Por pas gabimit, ndodh korrigjimi dhe reflektimi i sinqertë për gabimin. Unë nuk dua të jem pjesë e asnjë rrefimi që përmban dyshime të pabazuara dhe të pavërteta eventuale, pavarësisht se sa ato mund të ishin në favor timin nē një moment të caktuar. Definitivisht, postimi im i mëparshëm nuk ishte në favor timin.