Hysni Gucati

VIDEO| Hysni Gucati arrin te familja në Skenderaj, nëna e pret mes lotësh

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka shkuar në shtëpinë e tij pas lirimit nga Gjykata Speciale e Hagës.

Ai është pritur nga nëna e tij dhe shumë familjarë të tjerë të tij, të cilët të gjithë e pritën me lot dhe përqafime.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar lirimin e Hysni Gucatit, ish-kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në njoftimin e Speciales thuhet se Gucati është liruar me disa kushte qe do të mbeten në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit.

@ballkani.info Hysni Gucati arrin te familja në Skenderaj, nëna e pret mes lotësh #hysnigucati #skenderaj #hagë #uck #ushtriaçlirimtareekosoves #krenariaekombit🇦🇱🇽🇰 ♬ original sound – Ballkani.info