Hyseni: Uroj qe krerët e Kosovës ta kenë kuptuar rëndësinë dhe urgjencën e mbylljes së dialogut me Serbinë

Zyrtari i LDK-së dhe ish-ministri, Skënder Hyseni, ka reaguar pas takimit të zhvilluar dje në Washington në mes të Sekretarit Amerikan të Shteit, Antony Blinken dhe krerëve të shtetit të Republikës së Kosovës, presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti.

Hyseni ka komentuar deklaratën e Blinken pas takimit, duke thënë se në të kishte porosi të qarta, raporton Express. Hyseni ka thënë se një takim i tillë në Washington duhet mirëpritur, derisa thotë se shpreson që liderët e Kosovës ta kenë kuptuar rëndësinë dhe urgjencën e mbylljes së dialogut me Serbinë me njohje të ndërsjellë.

Reagimi i plotë:

Porosi të qarta nga takimi I Presidentës dhe Kryeministrit të Kosovës me Sekretarin amerikan të shtetit Blinken.

“Met today ëith President Osmani and Prime Minister Kurti of Kosovo. The United States supports Kosovo’s Euro-Atlantic and international integration and the EU-facilitated Kosovo-Serbia Dialogue” ( “Takova sot Presidenten Osmani dhe Kryeministirn Kurti të Kosovës. Shtetet e Bashkuara përkrahin integrimin Euro-Atlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE” , kishte shkruar Blinken në tëeeter pas këtij takimi, i cili ka një rëndësi të veçantë dhe si i tillë duhet mirëpritur.

SHBA po demonstron përkushtimin për Kosovën. Uroj qe krerët e Kosovës ta kenë kuptuar rëndësinë, seriozitetin dhe urgjencën e mbylljes së dialogut me Serbinë me marrëveshje për njohje të ndërsjëllë, që është thelbësore për integrimet e përshpejtuara euro atlantike e ndërkombëtare të vendit tonë.

Skender Hyseni