Ish-kryenegociatori

Hyseni: Tërheqja nga njohja reciproke, rezultat i gabimeve amatoreske të Qeverisë në veri

Ish-kryenegociatori në dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka deklaruar se tërheqja nga njohja reciproke Kosovë – Serbi ka ardhur si rezultat i gabimeve të siç tha ai, amatoreske e fëmijërore të Qeverisë Kurti.

Hyseni në emisionin e parë të sezonit të ri  “ReSpublika” në Tëvë1, theksoi se me Serbinë është e pazbatueshme çdo marrëveshje parciale për aq kohë sa sipas tij, s’do të ketë një marrëveshje të përgjithshme akorduese.

“Agresioni rus në Ukrainë i ka dhënë një shtytje më të madhe dinamizmit të diagut Kosovë – Serbi dhe përqëndrimet të vëmendjes akoma më të fuqishme ndërkombëtare në këtë çështje në këtë problematikë ballkanike. Ndërkaq tërheqja nga njohja reciproke ka ardhë si rezultat i gabimeve të pafalshme, amatoreske, fëminore, që i ka bë Qeveria e Kosovës në veri të Kosovës, që nga përpjekja për të zbatuar njëfarë marrëveshje për targat e që ishte e pa zbatuueshme dhe unë vazhdoj ta them që me Serbinë është e pazbatueshme çdo marrëveshje parciale. Për aq kohë sa s’do të ketë një marrëveshje të përgjithshme një korznië të përgjithshme akorduese. Çështjet parciale, marrëveshjet parcile, çfarëdo qofshin ato edhe më tekniket do të jetë vështirë të zbatohen të implementohen”, tha ai.

Teksa sa i përket Marrëveshjes së Ohrit, Hyseni tha se e ka përkrahur sepse sipas tij, kjo marrëveshje e ka stopuar degradimin e  mëtejmë të Kosovës në raportet ndërkombëtare.

“Në bazë të asaj që e kemi publike unë e kam përkrahë marrëveshjen e Ohrit si një mekanizëm afatmesëm i cili do ta stoponte degradimin e mëtejmë të Kosovës në raportet ndërkombëtare sepse Kosova ka qenë duke rënë, duke shkuar me rënie të lirë në një degradim  gati të pariparueshëm të marrëdhënieve dhe raporteve ndërkombëtare në një konfrontim të hapur me të gjithë ata në botën demokratike perëndimore pa të cilët Kosova nuk do të ishte shtet asnjëherë. Prandaj e kam përkrahë si një moment të ndaljes së katandisje së Kosovës në këto raporte”, shtoi Hyseni.