Hyseni: Taksa të hiqet pa kushte, reciprociteti aplikohet në koordinim me SHBA’në

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Skender Hyseni thotë se taksa 100 qind për produkte serbe duhet të hiqet menjëherë. Sipas tij, kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të taksës.

“Tarifa duhet të hiqet pa kushte”, tha Hyseni i ftuar në emisionin Pressing në T7.

Anëtari i Kryesisë së LDK’së thotë se reciprociteti duhet të aplikohet në koordinim me SHBA’të.

 “Reciprociteti të aplikohet në pika të veçanta pas dakordimit me Shtëpinë e Bardhë dhe Bashkimin Europian.