Hyseni: Po na pret një marrëveshje që do ta vazhdojë status quo-n

Zgjimi Hyseni, nga Partia Socialdemokratike, i ka komentuar deklarata e të dërguarit të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se e mbështet propozimin e franko-gjerman për një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Hyseni ka theksuar se në bazë të këtij propozimi, marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë, vetëm do t’i normalizojë marrëdhëniet në mes të të dyja vendeve dhe do t’i lejojë Kosovës anëtarësimin në OKB, dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.

“Po na pret një marrëveshje që do ta vazhdojë status quo-n”, ka deklaruar Hyseni, teksa ka shtuar se është e kontradiktore të thuhet se Kosova, edhe pse nuk do të ketë njohje formale prej Serbisë, e mirëpresin anëtarësimin e Kosovës në OKB, “si është e mundur kjo?”.

“Po thuhet se jemi para marrëveshjes dhe nuk e di se çfarë marrëveshje është kjo. Kryeministri Kurti duhet ta dijë pse ai i ka 51 për qind të votave, dhe jo secila marrëveshje që bën ai, do ta presim këtu me lule, është mirë që edhe këtë ta dijë ai”.

Sipas tij, marrëveshjet historike ndërtohen mbi të kaluarën, por edhe ripërcaktojnë të ardhmen.