Hyseni: Kam pasur ftesë nga Qeveria Kurti, jam takuar me Besnik Bislimin

Ish-Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka thënë se ka marrë ftesë nga anëtarë të kabinetit qeveritar për konsultime rreth dialogut.

Hyseni thotë se është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, për të biseduar rreth dialogut.

“Me Besnik Bislimin kam folur rreth një orë”, thotë Hyseni.

Ai tregon se edhe cka është folur në bisedën e tij me zëvendëskryeministrin.

“Bislimi nuk më ftoi në dialog, por kërkoi informacione nga unë. M’i dëgjoi edhe gjërat që s’i pëlqenin”, tregoi ai ne T7.

Hyseni gjithsesi u tregua i rezervuar rreth pritjeve për Qeverinë Kurti. Ai thotë se VV e ka pasur më të lehtë në opozitë dhe tani në pozitë do e shoh se gjërat janë ndryshe.