Hyseni i VV-së: Pranimi i planit franko-gjerman, s’do të thotë zbatim i Asociacionit

Hyseni e përsëritë: Pranimi i palnit franko-gjerman, s’do të thotë zbatim i marrëveshjes së Asociacionit

Kryetari i Gjilanit nga LVV-ja, Alban Hyseni  ka përsëritur qëndrimin e qeverisë për pranimin e planit franko-gjerman të propozuar nga BE-ja e të mbështetur nga SHBA-të.

Hyseni në Politiko në Kanal10 tha se pranimi i këtij plani nga kryeministri, Albin Kurti është sinjal për vazhdimin e diskutimeve të mëtejme, por jo edhe pranim i zbatimit të marrëveshjes së Asociacionit, shkruan Gazeta10.

Kjo sipas tij, marrëveshja e nënshkruar më 2013 e “abnormalizon” shtetësinë e Kosovës.

 “Qeveria jonë ka pranuar planin franko-gjerman si një bazë e mirë për të vazhduar tutje. Ishte refuzuar si bazë për të diskutuar më tutje, ndërkohë që ne e kishim pranuar atë që nga fillimi që në qendër të kishte njohjen reciproke. Atë që e bën Asociacionin të mos pranohet është një lloj abnormalizimi i shtetit tonë. Pra, do të ishte normalizimi i marrëdhënieve, pastaj njohja në qendër bashkë me këtë marrëveshje që u propozuar nga BE-ja, me mbështetje të SHBA-ve. Absolutisht s’do të thotë që është pranim i Asociacionit”, tha Hyseni në Politiko./Gazeta10