Kandidati për deputet dhe ministri në detyrë i Transportit, Hysen Durmishi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në procesin zgjedhor, në orët e fundit para mbylljes së vendvotimeve.
Përmes një postimi publik, Durmishi ka theksuar se kanë mbetur edhe dy orë për të përcaktuar drejtimin e vendit për katër vitet e ardhshme, duke nënvizuar rëndësinë e çdo vote.
“Edhe dy orë kanë mbetur për të përcaktuar katër vitet e ardhshme. Ju bëj thirrje të gjithëve: dilni dhe votoni. Çdo votë ka peshë, çdo zë ka rëndësi”, ka shkruar ai.
Durmishi ka theksuar se pjesëmarrja në zgjedhje është thelbësore për funksionimin e demokracisë dhe për marrjen e vendimeve që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e Kosovës, duke ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votës.






