Kandidati për deputet dhe ministri i Transportit në detyrë, Hysen Durmishi ka arritur deri tani afër 21,000 vota, sipas rezultateve ku janë numëruar 89% e votave. Kjo tregon një rritje të dukshme të mbështetjes së tij nga qytetarët.
Në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit, Durmishi ka fituar rreth 10,000 vota më shumë, duke e konsoliduar pozicionin e tij dhe duke e afruar më shumë drejt një mandate të sigurt në Kuvend.
Rezultatet e tij tregojnë një forcim të vazhdueshëm të reputacionit dhe ndikimit të tij në skenën politike kosovare.







