Ministri në detyrë dhe kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Hysen Durmishi ka thënë se 85 përqind e punimeve të rrugës Prishtinë-Podujevë kanë përfunduar, ndërsa pas vendimit të sotëm për shpronësim, shumë shpejt përfundojnë edhe 15 përqind të rrugës së mbetur për tu kompletuar ajo.

“85% e punimeve të rrugës Prishtinë – Podujevë kanë përfunduar. Me vendimin e sotëm për shpronësim, shumë shpejtë përfundojnë edhe 15% të punëve të mbetura, siç janë nyjet, urat e struktura të tjera.

Qytetarë të dashur, e gëzofshi rrugën!”, ka shkruar Durmishi në Facebook.