Policia ka ndaluar një shofer të shtunën në Gjilan i cili kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.
Në veturë janë gjetur mallra të ndryshëm që vlejnë rreth 1 mijë e 160 euro, njofton policia, raporton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar ndërsa vetura dhe mallrat do të dërgohen në terminal doganor.







